Emri i këtij plazhi vjen nga burimet natyrore të ujit të freskët që rrjedhin drejt detit duke krijuar një kontrast të ndjeshëm me temperaturën e ujit detar. I rrethuar nga shkëmbinj dhe gjelbërim, Uji i Ftohtë ofron pamje të jashtëzakonshme mbi Gjirin e Vlorës dhe gadishullin e Karaburunit. Plazhi është i preferuar nga të rinjtë për stilin dinamik, jetën e natës dhe baret me muzikë pranë bregut. Gjatë ditës, është destinacion i shkëlqyer dhe relaks nën hijet natyrore të pishave.