Gurra e Vakëfit të Zerqanit

Ndodhen në afërsi të fshatit homonim në rrethin e Bulqizës, afër vakëfit të fshatit në lartësinë 850 m mbi nivelin e detit. Përbën një burim karstic që del në kontaktin litologjik midis gëlqerorëve të triasit të sipërm- jura e poshtme dhe terrigjenëve. Ka ujë të pastër dhe të ftohtë. Mjedisi përreth është rezervat i mbarështruar për shpendë si kanarina, thëllëza, grifsha etj. Ka vlera shkencore, didaktike, ekologjike dhe kulturore. Vizitohet sipas itinerarit qyteti i Bulqizës-fshati Valikardhë- në hyrje të fshatit Zerqan.

Facebook
LinkedIn
Email
X