Ndodhen në afërsi të fshatit homonim, në lartësinë 900 m mbi nivelin e detit. Përbëjnë disa dukuri karstike (burimi dhe shpella) që dalin në kontaktin litologjik midis gëlqerorëve të triasit të sipërm dhe terrigjenëve. Ka ujë të pastër dhe të ftohtë. Krijon një mjedis shumë tërheqës. Ka vlera shkencore, didaktike, ekologjike dhe kulturore. Vizitohet sipas itinerarit qyteti i Bulqizës-fshatrat Zerqan.