Shpella e Urës së Qytetit

Ndodhet në afërsi të fshatit Valikardhë në rrethin e Bulqizës, 650 m mbi nivelin e detit. Përbën një shpellë karstike të formuar në gëlqerorët e triasit të sipërmë- jura e poshtëme. Është ende e paeksploruar, pjesa e njohur 30 m e gjatë, 15 m e gjerë dhe e lartë 30 m. Shpella ka konkrecione të shumta. Ka vlera shkencore, didaktike, ekologjike dhe kulturore. Vizitohet sipas itinerarit qyteti i Bulqizës- fshatrat Valikardhë e Zerqan.

Facebook
LinkedIn
Email
X