Ndodhet në shpatin verior të malit të Kaptinës, në afërsi të qytetit të Bulqizës. Uji vjen nga Liqeni i Zi dhe krijon ujëvarën me lartësi 20 m. Zhurma e ujit dëgjohet në një distancë mjaft të madhe. Krijon një pamje me bukuri mahnitëse. Ka vlera të shumta estetike, didaktike, ekologjike dhe turistike.Vizitohet sipas itinerarit qyteti i Bulqizës- monumenti.