Shpella e Ftohtë Gjuras

Ndodhet në afërsi të fshatit Gjuras, 920 m mbi nivelin e detit. Përbën një shpellë karstike të formuar në gëlqerorët e triasit të sipërmë-jura e poshtëme. Është e gjatë 25 m, e gjerë deri në 2 metra dhe e lartë 2 metra. Shpella ka konkrecione të shumta. Ka vlera shkencore, didaktike, ekologjike dhe kulturore.Vizitohet sipas itinerarit qyteti i Bulqizës-Gjuras.

Facebook
LinkedIn
Email
X