Përbën një liqen akullnajor me gjatësi 400 m, gjërësi rreth 300 m, thellësia e 60 m ndërsa sipërfaqja rreth 45 ha. Nga tri anët rrethohet me shpate shumë të pjerrëta, të veshura me pyje ahu e pishe, të cilat i japin peisazhit bukuri të rrallë. Ka ujë të pastër si kristali dhe të ftohtë. Gjatë dimrit ngrin në sipërfaqe. Për shkak të thellësisë së madhe dhe depozitimeve të kromiteve në taban të tij ka ngjyrë të zezë. Është i pasur me një botë të gjallë të larmishme dhe formon një ekosistem interesant të liqeneve alpinë. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, biologjike) estetike, didaktike, ekologjike dhe kulturore. Mund të vizitohen sipas itinerarit: nga rruga nacionale Burrel- Peshkopi në qafën e Buallit merret rruga për në Bater Martanesh dhe më pas rruga këmbësore për tek Liqeni i Zi.