Kjo zonë dallohet për livadhe alpine dhe pyjet e ahut, që vende vende përzihen me pishë dhe bredh, si dhe për gropat karstike.Në këtë zonë të peisazheve të mbrojtura takohen Ariu (ursus aectos), ujku ( canis lupus), rrëqebulli (elis lynx), kaprolli (capreolus capreolus) etj. Si zonë e peisazheve mjaft tërheqëse, ajo përfaqëson mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit, si dhe për gjueti dhe kullotje.