Shpella e ftohtë Gjuras

Ndodhen në afërsi të fshatit Gjuras, 920 m mbi nivelin e detit. Përbën një shpellë karstike të formuar në qëlqerorët e triasit të sipërm- jura e poshtme. Është e gjatë 25 m, e gjerë deri në 2 m dhe e lartë 2 m. Ka vlera shkencore, didaktike, ekologjike dhe kulturore. Vizitohet sipas itinerarit qyteti i Bulqizës-Gjuras.

Facebook
LinkedIn
Email
X