Ndodhen midis fshatrave Krajkë dhe Sofraçan në rrethin e Bulqizës, në lartësinë 700 m mbi nivelin e detit. Përbëjnë disa burime karstike me ujë të pastër dhe të ftohtë. Krijojnë një mjedis shumë tërheqës. Ka vlera shkencore, didaktike, ekologjike dhe kulturore. Vizitohet sipas itinerarit qyteti i Bulqizës- fshatrat Krajkë dhe Sofraçan.