Puka është gjithashtu e pasur me produkte bio, si mjaltë, çajra malorë, fruta pylli, reçelra dhe lëngje frutash. Këto prodhime janë 100% natyrale dhe me shije autentike. Një vend të rëndësishëm në tryezën e pukjanëve zë edhe bulmeti i freskët, sidomos djathi dhe kosi.
Kuzhina tradicionale e Pukës është një eksperiencë më vete. Flija, një gatim i përgatitur me petë të holla dhe krem kosi, është e famshme në këtë zonë. Po ashtu, gatimet me hithra, pitet e ndryshme, mishi i pjekur në saç dhe produktet e bulmetit të freskët e bëjnë kuzhinën e Pukës të paharrueshme për çdo vizitor.