Rrethi i Malësisë së Madhe është njëri nga 36-të rrethet e Shqipërisë. Rrethi bën pjesë në Qarkun e Shkodrës.
Qyteti i Shkodrës është një prej qyteteve më të vjetra të Shqipërisë, me një histori banimi mijëra vjeçare. Për vetë pozicionin e saj gjeostrategjik si aks kryesor që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, dhe vende të tjera të rajonit, qyteti i Shkodrës është kryeqendra e Shqipërisë së Veriut.
Vau i Dejës është një qytet i vogël në qarkun e Shkodrës, i vendosur buzë lumit Drin dhe liqenit me të njëjtin emër, që e bën një destinacion turistik tërheqës për natyrën dhe trashëgiminë e tij historike.
Puka është një qytet me histori dhe kulturë mbi 2000-vjeçare, i njohur për zakonet dhe traditat e veçanta që e dallojnë në mozaikun kulturor shqiptar.
Fushë-Arrëzi është një destinacion i përshtatshëm turizmin malor në veri të Shqipërisë, i rrethuar nga pyje të dendura dhe peizazhe natyrore të bukura.
Bashkia Tropojë ndodhet në verilindje të Shqipërisë, në zemër të Alpeve Shqiptare, duke ofruar disa nga peisazhet më të mrekullueshme malore të vendit.
Hasi kufizohet në veri dhe perëndim me Bashkinë Tropojë, në jug me Bashkinë Kukës dhe në lindje me Republikën e Kosovës.
I vendosur rrëzë malit të Gjallicës (2487 m) në verilindje të Shqipërisë dhe në bregun e Liqenit të Fierzës, qyteti i Kukësit është një ndër qytetet më të reja në Shqipëri.
Aty ku lumi Drin i jep fund rrugëtimit të vet nëpër Shqipëri dhe bashkohet me detin Adriatik, aty ku takohen zgjatimet e fushave pjellore të Zadrimës, aty ku në majen e një kodre në formë piramide (Mali i Shelbumit) dallohen bedenat e Kalasë Mesjetare, dëshmohet në vijimësi një ndër vendbanimet me të hershme mesdhetare: Lezha.
Mirdita ndodhet në pjesën qendrore të Shqipërisë Veriore.
Rrethi i Kurbinit është njëri nga 36-të rrethet e Shqipërisë.
Krahina e Dibrës shtrihet në verilindje të Shqipërisë në kufi me Maqedoninë e Veriut. Kryeqendra e saj është qyteti i Peshkopisë, mbi brigjet e lumit Drini i Zi.
Bashkia Mat ndodhet në pjesën qendrore të Shqipërisë, në rajonin e Dibrës, dhe përfshin një territor malor e kodrinor të pasur me biodiversitet, ujëra të bollshme dhe monumente kulturore.
Klosi, një qytet i vogël në qarkun e Dibrës, Shqipëri, është një zonë me pasuri të jashtëzakonshme natyrale dhe kulturore, e cila ende ruan autenticitetin dhe mikpritjen tradicionale shqiptare.
Bulqiza ështē strehë e një natyre jashtëzakonshme të virgjër dhe të panjohur.
Durrësi, qyteti i gjallë bregdetar i Shqipërisë, ofron një përzierje magjepsëse të historisë, kulturës dhe bukurisë mahnitëse mesdhetare.
Kruja është një qytet dhe bashki në Shqipërinë qendër-veriore, mes malit të Sari Salltikut dhe lumit Ishëm, vetëm 20 km në veri të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës.
Shijaku është qytet në Rrethin e Durrësit dhe kryeqendra e Bashkisë Shijak në Shqipëri.
Description here...
Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është një qytet modern dhe energjik që kombinon historinë, kulturën dhe zhvillimin bashkëkohor.
Kavaja është një qytet dhe bashki e vendosur në Qarkun e Tiranës në Shqipëri.
Rrogozhina është një vendbanim në qendër të Shqipërisë.
Bashkia e Peqinit, e vendosur në qendër të Shqipërisë (Qarku Elbasan), është një vend me histori të lashtë, trashëgimi kulturore të pasur dhe peisazhe natyrore karakteristike.
Bashkia e Belshit ndodhet në qendër të Shqipërisë, në rrethin e Elbasanit, dhe shtrihet në Luginën e Dumresë, një zonë e njohur për peisazhet natyrore, liqenet dhe kodrat e saj.
Bashkia e Cërrikut, e vendosur në qendër të Shqipërisë, përfshin një sipërfaqe prej rreth 189.65 km² dhe përbëhet nga njësitë administrative Cërrik, Gostimë, Mollas, Shalës dhe Klos.
Elbasani: Pasqyra e një qyteti të lashtë me histori dhe kulturë të pasur. Një qytet i zhytur në histori dhe kulturë, vendosur në qendër të Shqipërisë, Elbasani është një vend ku traditat e lashta shkrihen me jetën moderne.
Librazhdi është qytet në lindje të Shqipërisë në rrethin e Librazhdit.
Ne periudhën e luftërave shqiptaro-turke fusha ku ngrihet qyteti i Përrenjasit quhej fusha e Torviollit.
Pogradeci qytet idilik dhe piktoresk i vendosur në brigjet e liqenit të Ohrit në Shqipërinë juglindore është një destinacion popullor për udhëtarët që kërkojnë një arratisje të qetë plot bukuri mahnitëse natyrore, trashëgimi të pasur dhe mikpritje të ngrohtë.
Korça, qyteti i traditave të bukura intelektuale e artistike, është një nga qendrat më të mëdha dhe më të rëndësishme kulturore dhe ekonomike të Shqipërisë. I vendosur në pjesën juglindore të vendit, ky qytet është i njohur për lagjet e tij tipike të përbëra nga shtëpi të ulëta dhe vila e rrugë të shtruara me kalldrëm.
Devolli, në juglindje të Shqipërisë, është një destinacion që bashkon natyrën e paprekur me historinë dhe kulturën e pasur.
Kolonja është një perlë e juglindjes së Shqipërisë, ku historia dhe natyra bashkohen në mënyrë të mahnitshme.
Kuçova është një qytet me një histori të pasur, që daton që nga periudha ilire, kur ishte vendbanim i fisit të Desaretëve.
Dimali (para prillit 2021: Ura Vajgurore ) është një bashki në Qarkun e Beratit, në Shqipërinë qendrore.
Berati, i quajtur si “Qyteti i një mbi një dritareve”, është një qytet historik në Shqipëri, i vendosur në zemër të peizazhit të harlisur të vendit
Poliçani është një qytet i vogël në pjesën qendër-juglindore të Shqipërisë, bën pjesë në Qarkun e Beratit.
Rrethi i Skraparit është njëri nga 36-të rrethet e Shqipërisë dhe gjendet në Qarkun e Beratit.
Divjaka është një qytet i qetë bregdetar në perëndim të Shqipërisë, i njohur për atmosferën e tij autentike dhe lidhjen e ngushtë me natyrën.
Lushnja është një qytet në Shqipërinë qendrore. Ajo ka 58.200 banorë (2005) dhe është kryeqendra e rrethit së Lushnjës.
Fieri është një nga qytetet kryesore dhe të rëndësishme të Shqipërisë. Për herë të parë emri i Fierit ndeshet në dokumentet osmane të vitit 1737.
Roskoveci është një qytet i qetë dhe i pasur me peizazhe natyrore në zemër të Myzeqesë. Me pyje, liqene dhe kodra panoramike, ai ofron hapësira të qeta për shëtitje dhe relaks.
Vlora është një qytet bregdetar në jugperëndim të Shqipërisë. Vlora është qyteti i dytë më i madh portual pas Durrësit, me një popullsi prej 188.922 banorë[8] (1 janar 2020). Ndodhet në jugperëndim të Shqipërisë,
Gjirokastra të magjeps me rrugicat e pjerrëta gati përrallore, ku çdo ndërtesë e ka të shkruar në gur historinë e vet. E vendosur në Shqipërinë Jugore, Gjirokastra shtrihet në shpatet e pjerrëta të luginës së lumit Drino, në një pozicion mbisundues dhe një peizazh të pasur me histori.
Himara, Shpirti mesdhetar i qyteteve të vogla të Jonit
Me një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritje të veçantë, Saranda të fton të përjetosh pushime që nuk harrohen.
Qytet i vjetër me arkitekturë tradicionale çame.
Bashkia Dropull, në jug të Shqipërisë pranë kufirit me Greqinë, ofron një ndërthurje të bukurive natyrore, trashëgimisë kulturore dhe një komuniteti me pasuri dygjuhësore.
Gjirokastra, e njohur ndryshe si “Qyteti i gurit”, është një nga qytetet më të veçanta dhe historike të Shqipërisë, e vendosur në jug të vendit, mbi një shpat mali që shikon mbi lumin Drino.
Tepelena është një qytet me histori, natyrë të mrekullueshme dhe identitet të fortë kulturor, i vendosur në jug të Shqipërisë, aty ku bashkohen lumenjtë Vjosë dhe Drino.
Memaliaj është një nga ato qytete shqiptare që lindën dhe u rritën bashkë me një industri – minierën e qymyrit.
Këlcyrë është një qytet historik në jug të Shqipërisë, i vendosur pranë Grykës së mrekullueshme të Këlcyrës dhe lumin Vjosë.
Në antikitet kjo zonë njohej me emrin Trifilia dhe qe pjesë e “Rajonit Melotid”. Sipas legjendës qyteti ka marrë këtë emër nga heroi i kohëve të lashta i quajtur Premt i cili për të mos rënë i gjallë në duart e armiqve u hodh nga “Guri i Qytetit”, një shkëmb në afërsi të qendrës së qytetit.
Ekspozita, festivale, festime… Mos humb asgjë!
Fshatrat Turistike