Vere

Vera është stina më e gjallë dhe më energjike për të zbuluar Shqipërinë. Bregdeti jugor – Saranda, Dhërmiu, Himara dhe Vlora – ofron plazhe me ujëra kristal dhe peizazhe që nuk i gjen askund tjetër. Gjatë ditës, pushuesit shijojnë detin dhe diellin, ndërsa në mbrëmje, qytetet bregdetare gumëzhijnë nga muzika dhe jeta e natës.