Plazhi Darëzezë

Plazhi i Darëzezës ka vijë bregdetare prej 7,5 km i pasur me ujëra të ngrohta e kripë, me bregdet të gjerë ranor, rërë të imët e plot jod kurativ, është i kufizuar me një brez të tërë pyjesh me pisha. Plazhi i Darëzezës është sot një nga plazhet më të bukura të Bashkisë së Fierit, një perlë e pazbuluar e Adriatikut. Plazhi është një hapësirë e pafund ranore, e pastër dhe tërësisht pa ndërtime, duke mbetur ende një plazh tërësisht i virgjër.

Në të gjithë vijën bregdetare të këtij plazhi ndodhen dunat e famshme, monument natyre, të krijuara nga grumbullimi i rërës për shkak të erërave të forta bregdetare.

Facebook
LinkedIn
Email
X