Parku Arkeologjik i Apolonisë

Parku Arkeologjik i Apolonisë ndodhet 7-8 km në perëndim të Fierit dhe është një nga vendet më të rëndësishme arkeologjike në Shqipëri. Apolonia u themelua në shekullin VI para Krishtit nga grekët dhe u bë një qytet i rëndësishëm gjatë periudhës romake. Në park mund të vizitoni rrënojat e teatrit, tempullit të Artemisës, këshillit qytetar (Bouleuterion), Odeon-it dhe stoa-s. Brenda parkut ndodhet Muzeu Arkeologjik, ku ruhen mbi 600 artefakte dhe monedha të lashta, të gjetura në zonë.

Facebook
LinkedIn
Email
X