Muzeu Historik

Muzeu Historik është muzeu më i rëndësishëm dhe i vetmi i qytetit të Fierit. Ai ka në fondin e tij 1800 objekte, shume prej origjinale, të cilat hedhin dritë mbi historinë e qytetit të Fierit nga periudha e Neolitit të Mesëm deri në ditët e sotme. Muzeu është i organizuar në disa pavijone i përshtatur sipas periudhave historike.

Në këtë muze mund të vizitoni: pavijonin e arkeologjisë, ku mbi 70% janë objekte origjinale, pavijonin para dhe pas shpalljes së Pavarësisë, deri në vitin 1939, pavijonin e etnografisë, pavijonin e ngjarjeve historike të Luftës Antifashiste Nacionclirimtare, pavijonin e kulturës popullore, fetare, fototekë e filmotekë e pasur.

Facebook
LinkedIn
Email
X