Mirdita ndodhet në pjesën qendrore të Shqipërisë Veriore dhe përfshin një territor malor me peisazhe të larmishme dhe të paprekura. Vargmalet e Velës e ndajnë nga bregdeti Adriatik, ndërsa brenda saj shtrihen luginat e lumenjve Fani i Madh dhe Fani i Vogël, masivi malor i Munellës, grykat e thella, lugina të fshehura dhe zona pyjore, që ofrojnë mundësi të shumta për ecje, aventurë dhe eksplorim të natyrës.
Krahina njihet për traditat e saj autoktone, identitetin e ruajtur dhe rolin e saj historik në Shqipëri. Sot, Mirdita ofron mundësi për turizëm malor, ekoturizëm, vizita kulturore dhe shijimin e mikpritjes së ngrohtë të banorëve vendas. Peisazhet mbresëlënëse, natyra e paprekur dhe trashëgimia kulturore e bëjnë Mirditën një nga destinacionet më të preferuara të veriut të Shqipërisë, duke të ftuar të zbulojë bukuritë e saj të veçanta gjatë gjithë vitit.

























