Muzeu Historik Kombëtar 

Muzeu Historik Kombëtar (MHK) u inaugurua më 28 tetor 1981. Si muzeu më i rëndësishëm në Shqipëri, Muzeu Historik Kombëtar synon të ofrojë njohuri dhe vlerësim për historinë e Shqipërisë për publikun vendas, kombëtar dhe ndërkombëtar. Ai gjithashtu synon të inkurajojë dialogun mes qytetarëve për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen shqiptare. Për këtë qëllim MHK ruan dhe studion dëshmi materiale dhe jomateriale të trashëgimisë historike dhe kulturore të Shqipërisë, të cilat komunikohen dhe paraqiten në një mjedis, që nxit edukimin dhe argëtimin. 

Në mjediset e muzeut gjenden rreth 4750 objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX. Muzeu është konceptuar që prezantimi i tij të bëhet nëpërmjet tetë pavijoneve. Muzeu Historik Kombëtar është një institucion kërkimor shkencor, ku përveç pavijoneve, ka edhe ambiente arkivore dhe laboratorike, salla ekspozitash të përkohshme dhe salla konferencash.

Facebook
LinkedIn
Email
X