Liqeni i Ohrit

Liqeni i Ohrit ndodhet në juglindje të Shqipërisë dhe është liqeni më i thellë në Gadishullin e Ballkanit, me një thellësi maksimale prej rreth 300 metrash.Vlerat e tij natyrore dhe historike e kanë bërë pjesë të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Uji kristalt dhe pamjet e maleve që pasqyrohen në sipërfaqe krijojnë një peizazh unik. Liqeni është i njohur për shumëllojshmërinë e specieve ujore, ndër të cilat spikat korani, një peshk autokton dhe mjaft i vlerësuar.

Liqeni ofron mundësi për not, peshkim dhe aktivitete të tjera rekreative. Në brigjet e tij gjenden qendra të njohura turistike si Lini, Pogradeci, Driloni dhe Tushemishti, të cilat ofrojnë akomodim dhe shërbime cilësore. Liqeni i Ohrit është një destinacion ideal për të eksploruar natyrën, kulturën dhe historinë e zonës.

Facebook
LinkedIn
Email
X