Vjosa është një ndër lumenjtë më të rëndësishëm dhe më të veçantë në Shqipëri, i njohur si një nga lumenjtë e fundit të mëdhenj të egër në Evropë. Ai njihet për florën dhe faunën e pasur, për gjendjen si dhe për vlerat e larta ekologjike.
Vjosa është shpallur Park Kombëtar në vitin 2023, duke u bërë i pari Park Kombëtar i një lumi të egër në Evropë. Ky status garanton mbrojtjen e rrjedhjes së lirë të lumit dhe ruajtjen e ekosistemeve natyrore që e karakterizojnë. Lugina e Vjosës është gjithashtu nën mbrojtjen e UNESCO-s, çka dëshmon rëndësinë e saj natyrore dhe kulturore në nivel botëror.
Peizazhet përreth lumit ofrojnë mundësi të shumta për aktivitete si rafting, kajak, ecje malore dhe ekoturizëm. Rrjedha e Vjosës përfshin segmente të ndryshme gjeomorfologjike, nga gryka të ngushta malore deri te degëzime të gërshetuara në fushat e poshtme dhe një deltë pothuajse natyrore në Adriatik.