Është panairi më i madh që zhvillohet në gadishullin Iberik, duke ofruar mundësi të mira kontakti me operatorë media dhe vizitorë potencial nga Spanja dhe Portugalia. Njëkohësisht ai është një pikë shumë e mirë kontakti edhe për tregje të largëta të Amerikës Latine, të cilat mund të rriten në të ardhmen. Nga natyra e tyre vizitorët spanjoll shprehin interes për kulturën shqiptare, njohjen dhe zbulimin e vendit. Nuk mungojnë as grupet e interesuara për hiking në zonat tona malore.
Për panairin janë marrë masa nga organizatorët dhe shtetet përkatëse për tu ndjekur një protokoll ndaj Covid 19, në mënyrë që eventi të jetë brenda standardeve të sigurisë dhe të mbrojtur për cdo pjesëmarrës përgjatë ditëve në panair dhe jo vetëm.