TEA – Tourism Events of Albania – lindi në verën e vitit 2023 si një nismë vizionare e Qeverisë Shqiptare, me mbështetjen e drejtpërdrejtë të Kryeministrit të Shqipërisë. Synimi fillestar ishte i qartë: krijimi i një kalendari kombëtar të eventeve turistike që do të promovonte Shqipërinë si një destinacion tërheqës gjatë gjithë vitit, duke evidentuar jo vetëm bukuritë natyrore, por edhe trashëgiminë kulturore, artin, gastronominë dhe mikpritjen autentike shqiptare.
Në vetëm pak muaj nga lançimi, TEA arriti mbi 40,000 shkarkime në 72 vende të botës, duke tërhequr vëmendje ndërkombëtare duke u kthyer në një nga mjetet digjitale më inovative në rajon për promovimin e turizmit.
Versioni i parë i aplikacionit solli për herë të parë një platformë unike ku çdo turist, vendas apo i huaj, mund të zbulonte në kohë reale eventet që zhvilloheshin në çdo skaj të Shqipërisë.
Falë hartës interaktive, përdoruesit mund të kërkonin aktivitete sipas qytetit, datës apo kategorive (kulturë, muzikë, sport, artizanat, gastronomi etj.), duke u lidhur drejtpërdrejt me jetën lokale dhe traditat shqiptare.
Versioni i parë i TEA vendosi themelet e një urë digjitale që lidh turistin me komunitetet vendase.