Një vit më pas, TEA përparoi nga një aplikacion informativ në një guidë të plotë udhëtimi digjital, duke ofruar një përvojë të integruar për planifikimin e udhëtimeve në Shqipëri.
Risitë kryesore të TEA 2.0 përfshinin:
- Vendndodhje me interes turistik dhe utilitar përreth eventeve: site arkeologjike, muze, kala, monumente kulture, si dhe restorante, hotele, bare dhe agroturizma.
- Informacione praktike për shërbime utilitare si ATM, farmaci, qendra shëndetësore dhe spitale.
- Funksionalitetin E-Transport, që ofron të dhëna në kohë reale për linjat e transportit ndërqytetas.
- Seksionin INFO, me kontaktet e emergjencës, ambasadave, dhe kursin zyrtar të këmbimit valutor nga Banka e Shqipërisë.
Kështu, TEA 2.0 u bë udhërrëfyesi zyrtar digjital i Shqipërisë turistike, duke e bërë më të lehtë, të sigurt dhe të kënaqshëm eksplorimin e çdo destinacioni.