“Lëndina e Lotëve” njihet si vendi i përcjelljes së mërgimtarëve në shek. XIX. Dikur mbushej me lot, nga gratë që prisnin burrat apo nënat bijtë e tyre të ikur në mërgim ,ose lajmin se janë gjallë dhe mire. Mërgimi do të mbante gjallë jo vetëm ekonominë e qytetit, por edhe do të ndikonte në kulturën e vendit duke sjellë në vend atë që sot ka mbetur si trashëgimi nga e shkuara. Lëndina e lotëve që edhe sot mban të njëjtin emër, lëndinë ku dikur qahej, sot është një hapësirë rekreative për qytetarët.