Muzeu Solomon

Muzeu Solomon në Berat është një muze i veçantë, I hapur në vitin 2018 nga profesori I njohur Simon Vrusho. Ky muze është dedikuar historisë së komunitetit hebre në qytet. Ai dokumenton jetën e hebrenjve që janë strehuar në Berat, duke ruajtur fakte, emra dhe dokumenta të rëndësishme që tregojnë historinë e tyre dhe kontribuimin në jetën kulturore dhe shoqërore të qytetit.

 Ekspozitat e muzeut përfshijnë objekte personale, fotografi, dokumenta historike dhe dëshmi të ngjarjeve që lidhen me komunitetin hebre, duke u ofruar vizitorëve një udhëtim në kohë dhe një njohje të thellë të trashëgimisë së tyre.

Muzeu Solomon është një vend i rëndësishëm për edukimin kulturor dhe historik, duke nderuar kujtimin e hebrenjve të Beratit dhe ruajtur për brezat e ardhshëm historinë e tyre.

Facebook
LinkedIn
Email
X