Muzeu ndodhet në një nga shtëpitë më karakteristike tradicionale beratase të shekullit XVIII dhe ruan në mjediset e tij rreth 1400 artefakte, që pasqyrojnë jetën, kulturën dhe mjeshtërinë popullore të zonës.Kati i parë është konceptuar si një rikrijim i Pazarit Mesjetar, ku ekspozohen vegla artizanale, kostume tradicionale, objekte shtëpiake dhe sende origjinale që i përkasin jetës së përditshme të kohës.Kati i sipërm paraqet dhomat e një shtëpie beratase të shekujve XVIII–XIX, duke ofruar një përvojë autentike të jetës familjare, mobilimit dhe dekorit tradicional.