Qyteti i Durrësit që në themelimin e tij u mbrojt me mure rrethuese të ndërtuara me blloqe cikllopik. Mbi këtë bazë, në shekujt në vazhdim deri në periudhën qytetar ilire dhe romake, muret e qytetit u zgjeruan bashkë me zhvillimin topografik të tij. Muret rrethuese që shihen sot, janë ndërtuar nga perandori bizantin Ndërsa, pushtimi osman më 13 gusht 1501 e zvogloi qytetin në skajin Jug-Lindor (Lagjia Kala) duke e rrethuar atë me një mur 800m, 6 herë më të vogël se rrethoja bizantine. Muri turk zbret nga kuota 59m, dhe në gjatësinë e tij u ndërtua Kulla me sahat e qytetit. Muret turke u përforcuan me kulla e bedena si dhe me dy porta kryesore të vendosura në një aks: “Porta e Madhe” dhe “Porta e Detit”.