Pas ndërprerjeve të lojrave në amfiteatër, rreth shek. V-VI e.r., u ndërtua një kishë e vogël (kapelë), ku zhvilloheshin ceremonitë fetare dhe funerale të grupimeve të krishtera të Durrësit. Fillimisht kisha ishte zbukuruar me afreske. Jetëgjatësia e saj dëshmon për ndërhyrje të mëvonshme (shek. VI-VII-të), duke i zbukuruar të dy faqet, jugore e perëndimore, me panela mozaikësh mural, unikal. Ky mozaik i është kushtuar Shën Stefanit, martir i qytetit të Durrësit.
Në vazhdim paraqitet Shën Maria si perandoreshë bizantine rrethuar me dy engjëj, i pari me mbishkrimin në krye dhe në këmbët e figurave dy shoqërues në miniaturë. Faqja perëndimore ruan fragmente të dy shenjtoreve, Shën Irini dhe Shën Sofia me emrat përkatës. Si vend strehimi i bashkësive të krishtera, ka shërbyer edhe galeria lindore, e cila është e zbukuruar me afresk me figurën e Shën Gabrielit.