“Rruga Tregtare”, sot “Bulevardi Epidamn”, u ndërtua pas dëmtimeve që shkaktoi tërmeti i vitit 1926. Me hapjen e kësaj rruge fillonte dhe zbatimi i një plani rregullues modern i qytetit të Durrësit sipas treguesve urbanistikë të zhvillimit të qyteteve evropiane. Në të dy anët e kësaj rruge u ngritën ndërtesa dy e tre katëshe (vila), të stilit të arkitekturës bashkëkohore, me dekor të larmishëm.
Katet e sipërme shërbenin për banim ndërsa katet e para ishin për tregtim, prejt të cilave mori edhe emrin “Rruga tregtare”. Ato ruhen ende sot si përfaqësuese të ndërtimeve arkitekturore të viteve ’30-40 të shek. XX-të