Rreth 2 km në jug të qytetit të Elbasanit ndodhen rrënojat e Urës së Topciasit. Kjo urë lidh degën
jugore të Rrugës “Egnatiaˮ që vinte nga Apollonia me degën veriore të kësaj rruge që vinte nga
Durrësi (Durrahu). Faza e parë e ndërtimit daton në shek. I para Krishtit.