Funar

Funari ndodhet rreth 20 km nga qyteti i Elbasanit dhe 25 km nga Tirana dhe konsiderohet një nga zonat më të bukura dhe ende pak të eksploruara në Shqipëri.

Për shkak të peizazhit dhe liqeneve kristaltë, turistët shpesh e quajnë “Zvicra e Shqipërisë së Mesme. Zona përmban katër liqene të rrethuar nga pyje me pisha dhe dushk—dy prej liqeneve gjenden brenda fshatit dhe dy të tjerë mbahen të fshehur pas maleve përreth.

Facebook
LinkedIn
Email
X