Kisha e Shën Kollit ndodhet në zonën e Shpatit në Shelcan. Është kishë njëmefëshe me çati druri ndërtuar në mesin e shek. XVI. Ajo është ndërtuar në periudhën e parë të pushtimit osman. Në këtë kishë ka pikturuar Onufri, piktori më i shquar shqiptar i kësaj kohe.