Gjendet në qëndër të qytetit të Elbasanit, 120 m mbi nivelin e detit. Rrapi 500 vjeçar ka kurorë
të rrumbullakët, me 4 degë e perimetër 30 m; lartësi rreth 20 m, diametër të trungut 110 cm e
perimetër 700 cm. Nën kurorën e tij janë zhvilluar: pazari, takime, kuvende etj. Trungu është
zgavërruar për shkak të zjarrit. Ka vlera shkencore biologjike, didaktike, historike, turistike.