Shpella e Gracenit

Gjendet në afërsi të fshatit Gracen, duke marrë rrugën e vjetër të Krrabës, nga Tirana ose
Elbasani. Pasi arrin në fshat, në veri-perëndim të tij është një shteg këmbësorësh afërsisht 0,7
km, i cili të çon te një varg shkëmbor i gjatë 180-200 m me 700 m lartësi mbi nivelin e detit.
Shkëmbi është i rrethuar nga të gjitha anët me bimësi, kryesisht shkurre. Në këtë shkëmb në 685
m lartësi mbi nivelin e detit, gjendet një shpellë(guvë) me thellësi 1 m, lartësi 2 m dhe gjatësi 10
m, me disa zgavra e formacione të krijuara nga erozioni.

Facebook
LinkedIn
Email
X