Liqeni i Shkodrës

Liqeni i Shkodrës (i shpallur “Rezervat Natyror i Menaxhuar”) është liqeni më i madh në Gadishullin Ballkanik, me një sipërfaqe prej 368 km², nga të cilat 149 km² ndodhen brenda territorit të Shqipërisë. Liqeni më i madh në Ballkan, me biodiversitet të pasur: mbi 850 lloje bimësh, 600 kafshësh. Një vend ideal për peshkim, shëtitje me kanoe, kayak dhe aktivitete të shumta turistike.

Në vitin 2005, pjesa shqiptare e liqenit u shpall zonë Ramsar, si zonë me rëndësi ndërkombëtare për shpendët ujorë. Liqeni i Shkodrës dhe delta e lidhur e Bunës janë ndër pesë zonat më të rëndësishme në Evropë për shpendët dimërues, duke qenë shtëpi për pelikanin kaçurrel, koloninë e dytë më të madhe në botë të karabullakut xhuxh dhe shumë shpendë të tjerë si ibisi i shkëlqyeshëm, sqeprosi, çafka, laraska, rosa dhe më shumë.

Facebook
LinkedIn
Email
X