Shtëpia Muze dhe Memoriali i At Gjergj Fishtës ndodhen në fshatin Fishtë, Lezhë, në vendlindjen e poetit, atdhetarit dhe figurës madhore të kulturës shqiptare, At Gjergj Fishta, autor i veprës epike “Lahuta e Malcis”.
Shtëpia-muze ruan objekte personale, dorëshkrime dhe dokumente të rëndësishme që pasqyrojnë jetën dhe veprën e Fishtës, duke shërbyer si një qendër reflektimi për letërsinë dhe identitetin kombëtar.
Memorial i At Gjergj Fishtës, i ndërtuar mbi truallin e kullës ku ai lindi, është pjesë e projektit “Gjurmë Fishtane” dhe përfshin 12 pika pelegrinazhi që rrëfejnë historinë, kontributin dhe ndikimin e tij në kulturën shqiptare. I vendosur mbi një lartësi prej 45-60 metrash mbi nivelin e detit, ky kompleks shërben edhe si qendër arti me ekspozita, rezidenca artistike dhe sesione krijimtarie, ku bashkohen historia, natyra dhe arti bashkëkohor.