Parku Kombëtar Divjakë–Karavasta

Parku Kombëtar Divjakë–Karavasta ndodhet rreth 40 km nga Lushnja dhe është një nga zonat natyrore më të rëndësishme të Shqipërisë. Parku përfshin lagunën e Karavastasë, pyje, plazhe dhe një biodiversitet të pasur me mbi 200 lloje shpendësh, përfshirë pelikani kaçurrel – një specie e rrallë që simbolizon parkun. Vizitorët mund të shijojnë vëzhgimin e shpendëve, shëtitje në natyrë, plazhin e Divjakës dhe kullën panoramike prej druri. Parku është destinacion ideal për ekoturizëm dhe një vend relaksi pranë detit dhe pyllit mesdhetar.

Facebook
LinkedIn
Email
X