Vuno

Vunoi, një nga margaritarët e bregut të Jonit, është një fshat i vogël turistik bregdetar, i cili ndodhet në jug të qytetit të Vlorës.

I vendosur mbi kodër, gjatë udhëtimit nëpër rrugët me kalldrëm të fshatit mund të gjesh strehë pranë shtëpive të gurta si dhe të vizitosh kishën historike të Shën Kollit apo kishën e Shën Mërisë në qendër të fshatit. 

Zona përreth Vunoit është e mrekullueshme për shëtitje lart në mal përtej fshatit, ose ndanë rrugës drejt kanionit të Gjipesë, ku natyra magjike të mbërthen dhe të mban frymën pezull. Dy plazhet më të afërta kur zbret Vunoin janë Plazhi i Gjipesë dhe i Jalës, perla të rivierës shqiptare

Facebook
LinkedIn
Email
X