Nepravishta ndodhet në Bashkinë Libohovë dhe është një ndër fshatrat më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm të zonës.
Ndër atraksionet më të vizituara të zonës është Teqeja e Melanit që tërheq vizitorë nga Shqipëria dhe e gjithë bota për arkitekturën e saj karakteristike, natyrën dhe qetësinë shpirtërore që ofron.
Në Nepravishtë gjenden edhe monumente të tjera me vlerë, si Kalaja e Melanit dhe Kisha Paleokristiane e Manastirit, dëshmi të rëndësishme të historisë dhe kulturës vendase.
Një tjetër pikë tërheqëse është Burimi i Nepravishtës, i njohur ndryshe si Burimi i Vrizit me ujë të pastër dhe të ftohtë që krijon një mjedis mjaft tërheqës për turistët. Vit pas viti, në këtë zonë po zhvillohet gjithashtu edhe agrobiznesi, duke e kthyer fshatin në një destinacion që ndërthur natyrën, traditën dhe zhvillimin rural.