Shqipëria është një parajsë për adhuruesit e natyrës, veçanërisht për kampistët. Vendstrehime mikpritëse për kamping gjenden në të gjithë vendin. Këto zona ofrojnë jo vetëm shërbime dhe kushte për ata që udhëtojnë me kamper, por edhe për ata që preferojnë të marrin me qira një tendë. Kampimi lejohet si në parqet kombëtare, ashtu edhe përgjatë bregdetit, megjithatë është e rëndësishme të dini se në disa zona mund të jetë i ndaluar. Gjithmonë këshillohet të konsultoheni me pikat e informacionit të ofruara nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ose nga Bashkia e zonës që planifikoni të vizitoni.