Llixhat e Dimalit

Në Dimal / Ura Vajgurore gjenden tri burime natyrore që nxjerrin ujë me prezencë të lartë squfuri, uji vjen direkt nga toka, i ftohtë, i pastër dhe me aroma karakteristike që ndihen menjëherë sapo hyn në zonë. Banorët tradicionalisht i kanë përdorur këto vende për kurim, probleme të kockave apo për të përmirësuar mirëqenien fizike. Vizitorët dhe banorët frekuentojnë lugun brenda burimeve si për freskim ashtu edhe me besimin se këto uji posedojnë veti terapeutike, të cilat madje edhe mjekët lokalë i rekomandojnë. Bashkia ka nisur planet për t’i zhvilluar dhe për t’i promovuar këto vendburime si element kryesor të turizmit shëndetësor, duke synuar që t’i bëjë ata më të aksesueshme dhe të mirëmbajtura për publikun.

Facebook
LinkedIn
Email
X