Xhamia e Shijakut u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019 dhe në vend të saj do të ndërtohet objekti i ri duke shfrytëzuar një sipërfaqe shumë më të madhe, falë dhe truallit që është përfituar nga vendimi i Këshillit Bashkiak të Shijakut. Xhamia e re e Shijakut do të ndërtohet duke krijuar në të një kompleks multifunksional fetar që i përshtatet aktualitetit, fizionomisë arkitekturore teë qytetit, traditës islame shqiptare dhe historisë kombëtare dhe fetare të qytetit.