Andrianopol

Teatri Antik i Adrianopolit ndodhet në fshatin Sofratikë të Bashkisë së Dropullit (Dropull i Poshtëm) dhe është shpallur Monument Kulture i Kategorisë I.

Gërmimet arkeologjike kanë zbuluar elementë të rëndësishëm që dëshmojnë se Adrianopoli ka qenë një qendër e zhvilluar administrative dhe kulturore gjatë periudhës së Perandorisë Romake. Mendohet se teatri është ndërtuar gjatë sundimit të perandorit Hadrian (117–138 pas Krishtit).

Ky teatër përbën shembullin e vetëm në Ballkan të një ndërtese teatrore të ngritur në fushë të hapur, dhe jo në shpat kodre siç ishte e zakonshme në antikitet. Ai ka një diametër prej rreth 50 metrash dhe një kapacitet prej afërsisht 4000 spektatorësh. Muret e jashtme, me trashësi 90 cm, janë të përforcuara me kontraforte, çka tregon nivelin e lartë të mjeshtërisë inxhinierike të kohës.

Facebook
LinkedIn
Email
X