Burgu i Spaçit

Gjendet rreth 7 km larg Rregës së Kombit. Ishte një kamp për të burgosurit politik të regjimit komunist. Kampi u hap në vitin 1967 dhe u mbull në vitin 1991. Ai gjendet në një terren të thyer shkëmbor, malor. U ndërtuar për rreth 400 përsona dhe arriti deri në 1400 përsona.

Arriti që në një dhomë të qëndronin për të fjetur 54 të burgosur. Për 24 vite, mijëra të burgosur politikë, kundërshtarë diktaturës së proletariatit, u burgosën dhe iu nënshtruan torturave çnjerëzore të paimagjinueshme të trupit dhe shpirtit. Ne këtë burg ishte elita e Shqipërisë dhe i përkiste përkatësive të ndryshme fetare, profesionale, kulturore.

Profesorë, filozofë, inxhinierë, muzikantë, prifterinj, akitektë, mjekë, jurist kanë vuajtur në këtë burg. Ata kryenin punë të detyruar në kushte mizore. Kequshqeheshin, vuanin nga ngricat dhe sëmundjet e patrajtuara, vuanin nga plagët dhe lodhja fizike, si dhe keqtrajtimi. Shumë prej tyre humbën jetën nën tortura dhe punë të rëndë. Revolta e vitit 1973 në këtë burg, konsiderohet si kryengritja e parë kundër regjimit komunist.  Për ngritjen e flamurit pa yllin komunist në oborrin e burgut u vranë katër burra, ndërsa pjesëmarrësit e tjerë u denuan me dhjetra vite burg mbi dënimin që kishin.

Facebook
LinkedIn
Email
X