Kanioni i Urakës

Është një monument natyror i cili ndodhet në sektorin e mesëm të rrjedhës së Urakës, në lindje të fshatit Urakë. Në njërën anë shtrihet fshati Lufaj që i përket Bashkisë Mirditë ndërsa në anën tjetër fshatrat Gjonçaj, Dukagjin e Lam i Madh të Bashkisë Mat. Thëlesia e kanionit është rreth 200m. Ka një shtrirje gjatësore rreth 3 km dhe është formuar nga veprimtaria erozive e lumit të Urakës. Muret rrethuese të këtij kanioni janë vertikalë, me guva e shpella të shumta të modelit karstik, që janë mjaft të vështira për t’u eksploruar pasi kalimi përgjatë tyre është mjaft i vështirë.

Facebook
LinkedIn
Email
X