Është monument natyre dhe pjesë e masivit të Malit të Zepës. Gjendet në lartësinë 1837 metra mbinivelin e detit pranë fshatit Shëngjin në zonën e Fanit. Ai spikat për pamjen madheshtore dhe formën karakteristike. Dy shtigje të markuara me pikësnisje në fshatin Shëngjin të çojnë në maje të Gurit të Nuses.