Tranga/Lufaj

Një pjesë parajse e rëne nga qielli konsiderohet Tranga. Kjo pllajë bashkë me Grykën e Urakës duken si kulisat e një teatri të përbotshëm. Kjo zonë sipas arkeologëve është një nga vendbanimet më të vjetra në Shqipëri. E gjendur 800-1000 metra mbi nivelin e detit ofron një mundësi për t’u shmnagur nga zhurma e stresi i përditshëm. Shumë atraksione interesante si, Shpella e Tokës dhe shpella të tjera, kanioni i thiktë, kërpudhat, kullat qindra vjeçare, livadhet e shumta, Sheshi i Paqes dhe Bujtina Tranga Advetura e nerrtuar në një kullë tradicionale më oden e saj karakteristike, e surprizojnë vizitorin.

Facebook
LinkedIn
Email
X