I gjendur në anë të luginës së Fanitt ë Vogël, ky fshat ofron një pamje piktoreske tek sa vështron luginën dhe malet përreth. Mali i Zepës, Mali i Shenjtë dhe Oroshi të shfaqen si amfiteatër tëk sa gjendesh pranë kullave karakteristike të këtij fshati. I banuar prej shekujsh dhe me kullat krenare Kodër Spaçi vigjilon mbi lumin Fan. Të ndërtosh mbi këtë kodër ka qënë një punë sfilitëse që ka kërkuar shumë kohë. Gurët mbidheshin poshtë në luginë dhe mbarteshin në shpinë. Ato gshendeshin nga mjeshtërit e punmit të gurit.