Lumi Vjosa – Lumi i fundit i egër në Europë nën mbrojtjen UNESCO

Lumi Vjosa është një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë, i njohur për rrjedhën e tij të lirë dhe ekosistemet natyrore të paprekura. Ai hyn në Shqipëri pranë Çarshovës dhe përshkon qytete si Përmet, Këlcyra dhe Tepelena, derisa derdhet në Detin Adriatik pranë Vlorës. I shpallur Park Kombëtar i Lumit të Egër Vjosa në vitin 2023, ai përfshin edhe degët kryesore si Drino, Bënça dhe Shushica, duke e bërë këtë zonë një destinacion të rëndësishëm për ecje, rafting, eksplorim të natyrës dhe ekoturizëm. Vjosa vlerësohet si një thesar unik natyror që ofron peizazhe të jashtëzakonshme dhe një përvojë autentike për vizitorët që kërkojnë natyrë të paprekur dhe aventura të qeta pranë ujit.

Facebook
LinkedIn
Email
X