Vrella e Shoshanit është një ndër burimet më të mëdha ujore në Ballkan, nga e cila formohet kanioni me të njëjtin emër që është vlerësuar në cilësinë e monumentit natyror të rrethit. Burimi ndodhet në hyrje të luginës së Valbonës dhe ka kapacitet të mjaftueshëm për furnizimin e gjithë rrethit me ujë të pijshëm.
Gjithsej Tropoja ka rreth 350 km kanale ujitëse, të cilat përdoren dhe si burime ujore për konsum të popullatës vendase. Një pjesë e tyre ka vlera kurative.